Dunford në krye të koalicionit të NATO-s në Afganistan

Gjenerali i Trupave të Marinës së SHBA-së, Joseph Dunford ka marrë komandën mbi forcat e koalicionit të NATO-s në Afganistan.Dunford mori përsipër komandën nga gjenerali John Allen, i cili ka udhëhequr forcat për 19 muajt e fundit.Dunford pritet që të jetë komandanti i fundit i forcave të koalicionit ndërkombëtar në Afganistan, ndërsa koalicioni përgatitet të përfundojë misionin e tij luftarak në fund të vitit 2014.Dunford do të mbikqyrë dorëzimin e përgjegjësive të sigurisë të forcat afgane dhe tërheqjen e trupave ndërkombëtare.Komandanti në largim, John Allen në një intervistë të shtunën tha se beson se koalicioni është “në rrugë për të fituar” luftën 11-vjeçare në Afganistan.