Libani ka zënë rob gruan dhe djalin e kreu të Shtetit Islamik

Forcat libaneze të sigurisë raportojnë se kanë ndaluar gruan dhe djalin e kreut të Shtetit Islamik, Abu Bakër Al-Bagdadi.Nënë e bir, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë, janë ndaluar nga Shërbimi Informativ Ushtarak pasi kishin hyrë në Liban dhjetë ditë më parë.Gazeta libaneze "Al-Safir" raporton se gruaja e Al-Bagdadit momentalisht është duke u marrë në pyetje nga Ministria e Mbrojtjes.Duke i përshkruar si "robër të vlefshëm", gazeta "Al-Safir" raporton se në bashkëpunim me shërbimet e huaja informative, gruaja dhe djali janë ndaluar ndërsa po përpiqeshin të hynin në Liban nga Siria me dokumenta të falsifikuara dhe janë transportuar në zyrat qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes në Al-Jarza, pranë Bejrutit.Gazeta raporton se ushtria kishte bërë çmos që lajmi për ndalimin e tyre të mos bëhej publik më herët, për shkak të 20 ushtarëve libanezë që po mbahen peng në Siri nga forcat e ISIS dhe Al-Nusras.Forcat e sigurisë në Liban kanë arrestuar deri tani disa të xhihadistë që veprojnë në vend dhe dyshohet se kanë kryer sulme terroriste për të zgjeruar territorin e kalifatit të shpallur në qershor pikërisht nga Al-Bagdadi. Deri tani, Shteti Islamik kontrollon vetëm territore në Irak dhe Siri.