Ura e shembur në Skuraj, banorët në protestë, nxënësit braktisin mësimin
Në mesin e stinës së reshjes, banorët e pese fshatrave në Malësine e Kurbinit janë shkëputur nga pjesa tjetër e zonës për shkak të mungesës së urës.Ura e Skurajve u prish 10 ditë më parë, gjatë stuhisë që solli përmbytje në të gjithë vendi dhe shkaktoi edhe vdekjen e një 21-vjeçari.Pavarësisht apeleve të vazhdueshme të banorëve, askush nuk është kujtuar për ta rregulluar ndërsa nxënësit e 5 fshatrave kanë braktisur mësimin pasi nuk kanë rrugë tjetër për të shkuar në shkollë.Banorët kanë dalë në protestën e radhës."Janë disa fshatra që nuk kanë asnjë lloj mundësie të lëvizin përveç rrugës. Po bëhet një projekt i shpejtë që i kalon vlerën 50 milionë lekë të vjetra por ne nuk kemi asnjë mundësi financare" thotë kryekomunari Behar Haxhiu.Edhe ura e vjetër e Skurajt nuk ishte ndërtuar nga autoritetet shtetërore, por ishte një investim i vetë banorëve.
/Oranews.tv/