Jugu përfshihet nga stuhi reshjesh dhe ere, përmbytje në Vlorë dhe Fier
Stuhia e reshjeve që përfshiu gjatë natës jugun e vendit, ka krijuar probleme me rrugët ne qytetin e Vlorës dhe Fierit. Pompat e hidrovorit ndonëse kanë qenë në punë nuk kanë përballuar dot intensitetin e reshjeve që ka qenë i madh.Përmbytet Vlora, qytetarët: Të lëvizim me gomone, neglizhohetStuhia e reshjeve që përfshiu gjatë natës Vlorën, solli përmbytje të rrugëve kryesore dhe jo vetëm, të qytetit bregdetar. Qyetarët akuzojnë bashkinë për neglizhencë duke i mëshuar faktit se Vlora përmbytjet sa herë bie shi.Kjo situatë vjen menjëherë pas reshjeve që përfshinë gjatë natës qytetin e Vlorës.Pompat e hidrovorit ndonëse kanë qenë në punë nuk kanë përballuar dot intensitetin e reshjeve që ka qenë i madh.Erëra të forta deri në 45 km në orë nga jugu dhe shiu i fuqishëm për rreth 3 orë, rrufetë dhe shkarkesat elektrike bënë që rrugët e Vlorës të gjendeshin nën ujë mëngjesin e sotëm.Rrugët e qytetit të Vlorës u mbuluan nga uji, ndërsa banorët ankohen për neglizhencë të pushtetit vendor për mospastrim të kanalizimeve ne qytet, pasi sipas tyre Vlora sa here që bie shi përmbytet.Energjia elektrike u shkëput pjesërisht në disa zona dhe u riparua disa orë më vonë.Deti rriti fuqinë deri në 7 ballë brenda gjirit dhe 9 në det të hapur, çka bëri që trafiku detar të pezullohet.Në Fier 200 nxënës pa mësim, reshjet përmbytin shkollënE njëjta situatë është paraqitur edhe në Fier. Reshjet kanë shkaktuar probleme në qytet tek vendi i njohur si Ura me Pasarela. Disa shtëpi të ndërtuara pranë lumit janë përmbytur, ndërsa lumi Gjanica është fryrë.Në shkollën 9- vjeçare "Jani Boçova" në fshatin Qenas të Fierit uji ka hyrë brenda duke pezulluar mësimin për 200 nxënës të kësaj shkolle, informon gazetarja jonë në Fier Emanuela Nexhipi.200 nxënës kanë mbetur pa mësim në Fier për shkak se reshjet dhe bllokimi I kanaleve kulluese kanë përmbytur shkollën "Jani Bocova".Spitali i Lushnjes pa energji, rrezikohet prishja e 160 flakonëve të gjakutNdërkaq në Lushnje si pasojë e stuhisë, ka mbetur pa energji spitali. Prej të paktën 12 orësh mungon energjia elektrike në Bankën e Gjakut, duke rrezikur prishjen e 160 flakonëve të gjakut që u shërbejnë fëmijëve talasemikë.