Bako në Prokurori për plagosjen e 15 personave, dje u gjet arma e krimit

Sot do të paraqitet në hetuesi shtetasi shqiptar Arbër Bako, që akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë edhe vrasjen me paramendim kundër lokalit në Mikrolimano, më 22 nëntor.I pandehuri, megjithëse më parë nuk kishte pranuar avokat mbrojtës, tashmë dëshiron të përfaqësohet nga avokati i tij, i cili do të kthehet nga Mitilini ku ndodhej.Ndërkaq, të hënën u gjet edhe automatiku që ishte përdorur në Mikrolimano. Arma u gjet në dokun nr. 1 të portit të Pireut, pas kërkimeve disaditore nga polumbarët.Arbër Bako akuzohet për tre sulme me armëNjëri prej sulmeve ndodhi po në një tjetër lokal nate, në zonën e Metaksurgjios në Athinë, pronar i të cilit ishte një shtetas shqiptar, dhe ku mbeti i vrarë një 43 vjeçar shtats grek si dhe u plagos një grua.Disa ditë më parë, Arbër Bako kishte qëlluar me armë në një Bar në rrugën Mihalakopulou dhe pak pas në një kafene në lagjen “Shën Panteleimon”, po në kryeqytetin grek.Së bashku me Bakon, në aksionin e forcave special greke EKAM,u arrestua edhe 23 vjeçar shqiptar, i cili e ka ndihmuar dhe strehuar.31 vjeçari Arbër Bako akuzohet për “tentativë vrasje me paramendim”, “armë mbajtje pa leje”, “përdorim I armëve të zjarrit”, ndërsa ndaj 23 vjeçarit deri tani rëndon akuza “mbrojtje dhe strehim krimineli”.