Arabët e krishterë nisin festimet dhe urojnë për paqe në Izrael

Arabët e krishterë në Izrael, në qytetin port të Xhafës, nisën festimet e fundvitit në tokën e shenjtë, duke ngritur pemën e Krishtlindjeve.Disa burra u veshën si Santa Klaus, takuan fëmijet dhe kënduan me ta këngë Krishtlindjesh në një takim festiv në qytetin pranë Tel Avivit.Krerët ortodoksë iu adresuan turrmës me mesazhe paqeje dhe bashkimi midis tre feve në tokën e shenjtë."Kjo është një mundësi e mirë për të parë bashkim mes hebrenjve, myslimanëve dhe të krishterëve", tha një klerik."Ky është shembulli më i mirë për të gjithë qytetarët e Izraelit për të parë se si njerëzit mund të bashkëveprojnë, se si mund të bëhen bashkë hebrenj, myslimanë e të krishterë. Kjo është pema jonë, uroj që të sjellë paqe në tokën tonë, në Izrael, te të krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë", u shpreh Xhorxh Mansur, një prej drejtuesve të bashkësisë ortodokse të Xhafas.Burrat, gratë dhe fëmijë shijuan atmosferën nëpër rrugët e qytetit, ndërkohë që Santa Klausi tërhiqte një slitë, ndërsa të tjerë, të veshur me kostume këndonin këngë festive.Në ceremoninë e ndezjes së dritave të pemës në mes të qytetit nuk mund të mungonin as fishekzjarret.