Mbyllet sistemi Part-Time në Berat, nxënësit: Duhet të punojmë, kaq mundësi kemi

Mbyllja e sistemit Part-Time të Pedagogjikes në Berat, ka nxjerrë në protestë një përfaqësi nxënësish. Prej ditësh viti i parë është mbyllur për shkak të nivelit të dobët të nxënësve. Vendimi është marrë nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Janë 82 nxënës, kryesisht emigrantë që frekuentonin vitin e parë në degët Menaxhim-Turizëm dhe  Agronomi-Bujqësi.Berat - Mbyllja e vitit të parë të sistemit Part-Time të shkollës Pedagogjike ka nxjerrë në protestë nxënësit, shumica e të cilëve janë emigrantë të kthyer së fundmi në atdhe dhe persona të punësuar.82 nxënësit e viti të parë thonë se kanë nisur normalisht mësimin në dy degët, Menaxhim-Turizëm dhe  Agronomi-Bujqësi, por prej disa ditësh procesi mësimor është ndërprerë.Mbyllja e vitit të parë të Pedagogjikes "Kristo Isak", është bërë me vendim të Drejtorisë së Arsimit dhe Formimit Profesional pranë Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, për nivel të dobët të nxënësve që frekuentonin këtë shkollë./oranews.tv/