Gjermani, dita e dytë e grevës së pilotëve, “xhindosen” udhëtarët
Udhëtarët e aeroportit më të madh të Gjermanisë dukeshin mjaft të acaruar në ditën e dytë të grevës së pilotëve të Lufthansas.Greva që përfshinte të gjithë udhëtimet brenda Gjermanisë nisi të hënën në mesditë për fluturimet e shkutra dhe të mesme, ndërsa sot përfshin edhe udhëtimet e gjata.Kjo është greva e nëntë e nëntë e pilotëve të kompanisë për këtë vit, që ka detyruar kompaninë më të madhe ajrore të Gjermanisë të anullojë rreth gjysmën e fluturimeve të llogaritura për këto dy ditë.1 350 fluturime të anulluara këto dy ditë do të pengojnë në total udhëtimin e 150 000 personave, duke i shkaktuar një dëm financiar prej disa miliona eurosh Lufthansas.Në aeroportin e Frankfurtit njerëzit qendronin të shtrirë nëpër stola në pritje për të kapur fluturimin e radhës. Shumë prej tyre nuk e mbështesin grevën e pilotëve dhe sidomos pretendimin e tyre për të ulur moshën e daljes në pension, nga 65 në 55 vjeç.Sindikata që përfaqëson rreth 5 400 pilotë, kërkon që të zbatohet kjo skemë dhe në këtë dhjetëvjeçar, pilotët të vazhdojnë të marrin 60% të rrogës së tyre.Por kompania nuk e pranon këtë propozim, ndërkohë që ka aprovuar rritjen e rrogës së tyre me 5%.