Itali, arrestohet dy shqiptarë, iu gjetën në banesë 52 kg marijuanë
Itali- 2 shqiptarë, të moshave 25 dhe 30 vjeç kanë rënë në prangat e policisë italiane për trafikim lëndësh narkotike. Arrestimi i tyre u bë në Treviso, ndërsa në banesë iu gjetën dhe sekuestruan plot 52 kg marijuanë.Finalizimi i operacionit policor, erdhi pas një dyshimi të dy policëve romakë, të cilët ndërsa kishin dalë për një kontroll të zonës jashtë orarit të shërbimit, kishin vërejtur sjellje të dyshimta të katër personave.Intuita ishte e drejtë, pasi gjatë kontrollit njërit prej tyre iu gjetën disa gramë marijuanë, ndërsa një person tjetër ishte me preçedentë të mëparshëm penalë droge.Kontrollet e policisë shkuan më tej në gjurmimin e të dyshuarve, deri në zbulimin e banesës së qëndrimit të tyre, ku edhe zbuluan sasinë e marijuanës.