Kurbini 8 orë në izolimin e mjegullës, kaos në qarkullim dhe aksidente
Një mjegull e dendur ka përshirë zonën e Kurbinit mbrëmjen e kaluar duke paralizuar lëvizjen e automjetëve në disa akse rrugore.Që prej orës 18:00 të pasditës e gjatë gjithë natës lëvizja e mjeteve është bllokuar disa herë, ndërsa nuk kanë munguar as aksidentet.Rruga e Kombit nga Rubiku në Milot, superstrada që lidh Lezhën me Laçin ka qenë edhe segmenti më problematik si rezultat i mjegulllës së dendur.Lëvizja në këto akse ishtë kthyer në një makth për drejtuesit e mjeteve ,të cilët kanë qenë të detyruar që të lëvizin me një shpejtësi 20 km në orë si dhe me bllokazh të ndezur, kjo për të shmangur aksidentet.Por ndonëse automjetet kanë lëvizuar me kujdes, nuk kanë munguar as aksidentet por famtirësisht pa pasoja në njerëz.Dy automjete kanë humbur drejtimin e tyre dhe janë përpasur me trafikndarëset e Rrugës se Kombit në afërsi të Skurajve, por fatmrësisht nuk ka patur përsona të lënduar vetëm dëme materiale.Nga ana tjetër ka qenë policia rrugore që ka ndërhyrë me shtim të patrullimeve gjatë gjithë natës, të cilët kanë monitoruar lëvizjën e mjeteve, ndërsa kanë këshilluar drejtuesit e tyre që të lëvizin me kujdes për të shmangur përplasjet.Një mjegull e tillë nuk ishte parë prej kohësh në këtë zonë, duke paralizuar lëvizjën e mjeteve përreth 8 orë.