Hong Kong, përleshje mes protestuesve e policisë, 40 të arrestuar
Policia e Hong Kongut është përleshur sërish me aktivistët pro demokracisë, të cilët po përpiqeshin të rrethonin godinat e qeverisë, duke rikthyer skenat e dhunës, ndër më të rëndat që prej nisjes së protestave dy muaj më parë.Protestuesit qëlluan policinë, e cila u kundërpërgjigj me spray piperi dhe plumba gome. Rreth 40 persona janë arrestuar ndërsa një numër efektivësh kanë mbetur të plagosur.Protestuesit kërkojnë që populli i Hong Kongut të fitojë të drejtën për të zgjedhur vetë liderët e tyre në zgjedhjet e 2017 pa ndërhyrjen e Pekinit.Qeveria e Kinës ka deklaruar se do të lejojë të gjithë ata që kanë të drejtë të hedhin votën e tyre, por gjithë kandidatët për poste të larta do të kalojnë më parë testin e qeverisë.Gjithashtu, Kina nuk ka lejuar një komision parlamentar të Mbretërisë së Bashkuar për t'u futur në Hong Kong, në mënyrë që të kryejë një hetim në lidhje më marrëdhëniet britanike me ish-koloninë e saj.Javën e shkuar policia largoi një nga kampet më të mëdha të protestës nga zona tregtare e Mong Kokut. Protesta u ndez të dielën në mbrëmje, pasi liderët e studentëve u bënë thirrje mbështetësve të rrethojnë ndërtesat qeveritare.Protestuesit me kapele në kokë dhe çadra në duar, simbolet e lëvizjes së tyre, lëvizën drej zonës qeveritare duke hedhur drejt forcave të policisë shishe, helmeta dhe çadra.Qëllimi i tyre ishte të paralizonin punën e qeverisë, por policia arriti t'i zbrapste. Edhe pse protesta e së dielës konsiderohet si një ndër më të fuqishmet e dy muajve të fundit, mbështetja popullore ndaj tyre ka rënë ndjeshëm në javët e fundit.Të hënën, zyrat e qeverisë nuk u hapën dhe stafit iu tha që të qendronte në shtëpi. Megjithatë, rrugët jashtë godinave qeveritare ishin të hapura për trafikun, pa protestues.Deri në orët e para të pasdrekës, punonjësit qenë në gjendje të riktheheshin nëpër zyra, por gjithsesi atmosfera mbetet e tensionuar.

