Dita botërore e luftës ndaj Sidës, 75 raste të reja për 2014, 5 fëmijë

Viti 2013 shënon edhe 21-vjetorin e diagnostikimit të rastit të parë me HIV-AIDS në Shqipëri. 75 raste të reja me virusin HIV-AIDS janë konstatuar në vitin 2014 dhe 5 prej tyre janë fëmijë që e kanë marrë semundjen nga nëna.Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër Sidës deklarohet se Tirana ka numrin më të madh të të prekurve me këtë sëmundje.Bujana Hoti, koordinatore për HIV/AIDS pranë UNDP (Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara) deklaroi në Ora News se ka një përgjysmim të rasteve të reja krahasuar me një vit më parë.Ndërkaq 61% e rasteve jane të moshës 25-45 vjeç , në 93% të rasteve virusi është transmetuar seksualisht.Që nga viti 1993 në vendin tonë ka pasur 32 raste fëmijësh të prekur me këtë virus dhe 20 prej tyre janë nën trajtim mjekësor.Sipas specialistëve në vendin tonë ka numër të ulët testimesh vullnetare, ndërsa më shumë funksionon trajtimi, sesa parandalimi.Për të sensibilizuar qytetarët sot do të ketë disa aktivitete, që nisin në orën 10: 00 në sheshin “Nënë Tereza” me shperndarjen e fiongove të kuqe - simbolin e solidaritetit dhe ndërgjegjësimit për parandalimin e HIV/AIDS që do të finalizohet në 12:30 me marshimin masiv.Ministri i Shëndetësisë do të jetë në Shkodër për të marrë pjesë në aktivitetet ndërgjegjësuese.