Durrës, s’pranon gjobën e vënë dhe dhunon policin, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ka goditur një efektiv të rrugores për shkak të detyrës.Ngjarja ka ndodhur të dielën e 30 nëntorit, pranë Pallatit të Sportit në qytetin bregdetar, ku polici Gëzim Guza është goditur nga shtetasi Denis Grabovari pasi nuk ka pranuar gjobën e vënë.Menjëherë pas incidentit, i riu është larguar me automjetin e tij, por vetëm disa minuta më vonë patrullat e policisë kanë mundur ta arrestojnë në zonën e ish-Kënetës, ndërsa 24-vjeçari nuk ka bërë rezistencë.Ndërkohë efektivi i policisë, ndodhet në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore, por nuk ka dëmtime serioze.