Bregu: Rama është përgjegjës për vonesën e ndërtimit të Xhamisë

PD ka reaguar sot pas takimit që kryeministri Rama pati me komunitetin mysliman ku i dha atyre lejën për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë.Në një dalje për mediat nga selia blu, deputetja e PD, Majlinda Bregu akuzoi kryeministrin Rama se ai është përgjegjës për vonesën e ndërtimit të Xhamisë së Madhe, dhe se ka penguar ngritjen e këtij objekti kulti gjatë 11 viteve që drejtoi Bashkinë e Tiranës.“Nëse ka një përgjegjës sot për vonesën e ndërtimit të Xhamisë së Madhe, ai është Edi Rama.Për 11 vite si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ai u bë pengesë dhe bllokoi mundësitë për ngritjen e këtij objekti kulti, kaq të nevojshëm për besimtarët muslimanë.Dhe kur me ndryshimin e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, zëri i komunitetit u degjua, xhamia u pojektua, trualli u negociua sepse natyrisht akush nuk mund te pranoje të falet në një objekt kulti ku nuk është respektuar e drejta e pronësisë, shfaqet sërish Edi Rama që e bllokoi projektin.Kjo është historia armiqësore e Edi Ramës me aspiratën e ligjshme të besimtarëve muslimanë. Një bllokues serial, sa herë që i jepet mundësia.Sot bëri hipokritin, duke u lënë në dorë një copë letër. Por para se t’u thotë ja ku e keni,  duhet të thoshte  se tashmë cështja është në gjykatë, dhe projekti është vënë në rrezik, vetëm e vetëm për shkak të Edi Ramës dhe trilleve të tij personale.Ai nuk mund të lajë duart me Xhaminë që e ka bllokuar prej 13 vitesh tashmë, 11 vite si kryetar bashkie e pothuaj dy vite si kryeministër. Nuk mund t’u lërë në derë besimtarëve një objekt të shenjtë kulti, me konflikt pronësie në mes.”