Bullgari, arrestohet imami dhe 6 persona të tjerë, mbështetës të i ISIS

Një imam bullgar dhe gjashtë persona të tjerë të arrestuar një ditë më parë, janë akuzuar sot si mbështetës të grupimit ekstremist, Shteti Islamik. Zv/kryeprokurori i vendit, Borislav Srafov, konfirmoi se akuzat ndaj predikuesit Ahmed Musa, janë propagandimi i ideologjive anti-demokratike dhe nxitje për luftë, nëpërmjet predikimeve dhe mesazheve vizuale të shpërndara prej tij.Duke bashkërenduar punën me vendet e tjera të Bashkimit Europian që i frikësohen rikthimit në vendet e origjinës të personave që kanë luftuar në Irak dhe Siri nën flamurin e zi të ISIS, më shumë se 400 forca policie kryen një aksion në 40 shtëpi dhe një xhami në jug të vendit, ku sekuestruan bluza, kapele dhe banera me logo te Shtetit Islamik.Sipas prokurorit Sarafov, imami, që në fakt është një i krishter i komunitetit rom i konvertuar në musliman në vitin 2000 ndërsa punonte në Vjenë, kishte kryer ceremoni fetare me flamurin e ISIS në sfond. Gjithashtu mësohet se ai u tregonte ndjekësve të tij në xhami që të përgatiteshin për luftë kundër krishtërimit për të vendosur kalifatin në të gjithë botën. Githashtu prokurorët besojnë se ai është përpjekur edhe të rekrutojë luftëtarë për t'i dërguar në Siri dhe Irak.Në mars, ai u dënua me një vit burgim për predikimet e tij radikale, duke vënë në provë bashkëjetesën fetare në Bullgari, ku shumica dërrmuese e popullsisë është e krishterë ortodokse. Muslimanët në Bullgari përbëjnë rreth 12% të popullsisë totale prej 12 milionë banorësh, ku shumica janë me origjinë turke, të mbetur aty prej shkëputjes së vendit nga Perandoria Osmane në vitin 1878.