Basha apel për bashkëpunim: Kërkon t'i jepet fund politikës së bllokimit
Tirane- Bashkia e Tiranës përkujtoi sot ngritjen e flamurit në Tiranë.Ceremonia u organizua pikërisht në vendin ku u ngrit ky flamur 102 vjet më parë dhe morën pjesë kryetari i bashkisë Lulzim Basha, prefekti i Tiranës Sadi Vorbsi, përfaqësues të familjeve firmëtare të ngritjes së flamurit dhe shpalljes së pavarësisë, drejtues të pushtetit vendor.Kryebashkiaku Basha, duke u përulur me nderim dhe mirënjohje para firmëtarëve të pavarësisë dhe atyre që ngritën flamurin në Tiranë shprehu bindjen se duke bashkuar energjinë pozitive të shpirtit të Tiranës dhe Shqipërisë do të mundësohet tejkalimi i çdo pengese dhe vullneti të mbrapshtë për të ecur përpara projekti i Shqipërisë moderne.“Duke bashkuar energjinë pozitive të shpirtit të Tiranës, shpirtit të tiranasve do të dimë të tejkalojmë çdo pengesë, çdo bllokadë, çdo bllokim, çdo vullnet të mbrapshtë, për të çuar përpara ëndrrën e shpallësve të pavarësisë në Tiranë, Vlorë e gjithë Shqipërinë, një Shqipëri. Sot, këto fjalë përballen me një realitet të cilin shqiptarët e përshkruajnë si të zymtë dhe me shpresë të vakët apo të paktë e shpeshherë pa shpresë. Frymëzimi që marrim nga kjo ngjarje duhet të na shërbejë për të mbledhur forcat tona, për të besuar tek e mira, për t’i thënë ndal së keqes kudo që e gjejmë, brenda vetes sonë, tek njëri-tjetri, tek kundërshtari politik. Ky frymëzim do të na shërbejë për tu bashkuar të gjithë rreth idealit të Shqipërisë europiane, për ta nxjerrë nga mjerimi ekonomik, nga varfëria, nga papunësia, nga padrejtësia, edhe nga dogma e demagogjia. Ky është dhe do të do jetë përjetë ideali flakadan i Tiranës dhe i patriotëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë” - deklaroi kryebashkiaku Basha.Po sot, Bashkia e Tiranës në një ceremoni të veçantë ka rikthyer ne kryeqytet bustin e Jeronim De Radës. Busti, vepër e Artistit të Popullit Odise Paskali është rivendosur në sheshin përbri Parlamentit.Gjithashtu Basha tha se do i propozojë Këshillit Bashkiak ‘Ditë Falenderimi’ për autoktonët e Tiranës.