Plani ambicioz i Juncker për të rimëkëmbur ekonominë
Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka dhënë detajet për planin e investimeve prej 315 miliardë euro për të rimëkëmbur ekonominë e bllokut europian.Në qendër të axhendës së tij pesë-vjeçare është një fond i ri reservë prej 21 miliardë euro , i cili do të përdoret për të tërhequr investitorët privatë.Për planin ambicioz të Juncker, vetëm 8 miliardë euro do të përdoren nga buxheti i Bashkimit europian.Projekti do të marrë barrën e qeverive kombëtare, të cilat po përballen tashmë me borxhe të mëdha pas krizës financiare.Europa ka nevojë për një fillim të ri ekonomik dhe sot Komisioni Europian po promovon rrugën që do të na çojë në këtë kapërcim, tha Junker në paramentin europian në Strasburg.Por plani është kritikuar nga skeptikët, të cilët thonë se skema është shumë e vogël dhe ka nevojë për më shumë burime financiare nese vërtetë duam që të ketë një ndryshim të madh në ekonominë e bllokut.Megjithatë, Juncker tha se Evropa duhej të përballet koke më kokë "me sfidat e gjeneratës së re, duke e përshkruar planin e tij si përpjekjen më të madhe në historinë e kohëve të fundit të BE-së për të rritur investimet pa ndryshuar rregullat.Duke ilustruar llojin e projekteve që kishte në mendje, Juncker tha se Komisioni Europian dhe Banka Evropiane e Investimeve do të krijojnë fondin rezerve prej 21 miliardë euro, i cili pastaj do të mundësojë Banken e Investimeve të japë kredi me vlerë 63 miliardë euro.Fjalimi i Junker vjen një ditë pasi Papa Francesku deklaroi në Parlamentin Europian se europa eshtë e moshuar dhe tejet e lodhur, duke shtuar se tashmë protagonizmi i saj në botë është inekzistent.Reagimi i parë për planin e Junker erdhi nga kancelarja Angela Merkel, e cila i tha parlamentit gjerman se qeveria e saj mbështet paketën në parim, por duhet të qartësohet për të gjitha projektet në të ardhmen.