Missuri mes frikës e protestave, vdes 12 vjeçari që u plagos nga policia
Qyeti i Ferguson në Missuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është pushtuar nga protestat, për shkak të vendimit që pritet të marrë juria për policin e bardhë që vrau një adoleshent me ngjyrë verën e kaluar.Qyteti ndodhet në ditën e pestë të protestave, të rikthyra pas disa muajsh, ku vrasja e adoleshentit të paramtosur zemëroi jo vetëm Missurin, por thuajse të gjitha qytetet kresore amerikane.Banorët e shohin të padrejtë që oficeri i policisë Darren Wilson thjesht u pezullua nga puna pas vrasjes së 18 vjeçarit Michael Brown më 9 gusht, duke pretenduar një dënim më të rëndë ndaj tij.Qindra protestues paqësorë marshuan në Saintt Louis në shi, duke kërkuar drejtësi jo vetëm për Braun, por për të gjithë popullsinë me ngjyrë e cila sipas tyre diskriminohet nga policët e bardhë.Prokurorët në St Louis kanë thënë se vendimi i jurisë do të shpallet në një konferencë shtypi, por nuk kanë dhënë detaje për vendin dhe kohën.Ndërkaq teksa situata në Missuri ka katër ditë që është e tensionuar, një tjetër fëmijë vritet nga poicia amerikane në qyetin Cleveland.Policia tha se ka qëlluar ndaj djalit 12 vjeçar, sërish me ngjyrë, pasi mendonte se ishte i armatosur, por më pas rezultoi se arma ishte lodër.Një nga oficerët ishte në vitin e tij të parë të punës, kurse tjetri kishte një eksperiencë 10 vjeçare në detyrë.Tamir Rajs u qëllua të shtunën dhe humbi jetën në spital të dielën pasdite.