Meta: As Rama s'është i kënaqur me këtë buxhet

Kreu i kuvendit Ilir Meta, ka pranuar se buxheti i 2015 nuk ka kënaqur as vetë shtetin shqiptar, që do të donte më shumë investime, por i duhet të mbledhë dorën pasi nuk ka para.Megjithatë, sipas kryeparlamentarit, me rëndësi për ata që gëzojnë buxhetin,është ndarja efikase e të ardhurave. Për të treguar, se shpesh investimet mund të jenë të gabuara, Meta, zuri shembull rrugën Durrës-Kukës.“Është bërë investim madhor për rrugën Durrës-Kukës. Qyteti që duhëet të përfitonte më shumë nga ky investim, duhet të ishte qyteti i Kukësit, por kanë përfituar thjesht në kuptimin e distancës, porn ë kuptimin e zhvillimit ekonomik e social apo të hapjes së vendeve të punës nuk kanë përfituar.”Një ditë, pasi shumica miratoi e vetme ne parim, buxhetin e 2015, Meta i dërgoi një mesazh opozitës, se rritja ekonomike prej 3% nuk është pak. Por, se për ndarjen e të ardhurave, nuk është gëzuar as vetë Rama.“Ka patur mjaft mendime të ndryshme edhe brenda mazhorancës, opozita ka bërë kontestimet e saj dhe një pjesë e tyre mund të reflektohen. Mos mendoni se vete Rama është shumë i kënaqur me këtë buxhet”, tha Rama.Nurmi 1 i parlamentit, kërkoi rikthimin e lejeve te ndërtimeve.“Sa më shpejt të rishikohet kufizimi i mundësive të lejimit të ndërtimeve, pra ndërtime të rregullta, shancet për një rritje ekonomike më të madhe do të shtohen.”Dekalratat kreu i kuvendit i bëri gjatë një bashkëbisedimi me student për buxhetin e vitit të ardhshëm.