Vrasja e katërfishtë, Para se t'i vriste Xhuvani u tha: Keni ndonjë problem
Prokuroria ka përfunduar hetimet për vrasjen e katërfishtë në lokalin “Ante Grand” në Tiranë, për të cilat akuzohet Kostandin Xhuvani.Dosja me akuzat e ngritura ndaj Xhuvanit është i është dorëzuar sot për gjykim, gjykatës së Tiranës dhe pritet që javën e ardhshme te hidhet shorti për të përcaktuar edhe gjyqtarët e çështjes.Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezulton se autori i dyshuar ka qëlluar për vdekje në drejtim të shtetasve Edison Jaho dhe Enea Xhaj. Po ashtu, nga dinamika e ngjarjes, rezulton se, nga plumbat e qitur prej armës së përdorur nga i dyshuari Xhuvani, kanë mbetur të vdekur edhe shtetasit Arbër Demiraj dhe Gianpaolo Azzola.Sipas ekspertizës, rezulton se faktorë plotësues të qitjes me armë janë gjetur vetëm në trupin e shtetasit të dyshuar Xhuvani dhe konkretisht në dorën e djathtë të tij. Në këtë mënyrë, krahas dëshmive dhe rindërtimit të ngjarjes, provohet edhe shkencërisht që autori i vrasjes së 4 personave është shtetasit Kostandin Xhuvani.Vrasja pas një sherri, Xhuvani i pyeti para se ti vriste:Keni ndonjë problem? Sipas dinamikës së ngjarjes, rezulton se shtetasi Kostandin Xhuvani ka pasur një grindje të çastit me shtetasit Jaho dhe Xhaj në lokalin ku gjendeshin në tavolina të ndryshme. Pas një bisede me tone të larta, shtetasi Xhuvani dhe miku i tij, viktima Demiraj, fillimisht kanë dalë nga lokali dhe më pas janë kthyer brenda një kohe shumë të shkurtër.Pas rikthimit në lokal, Xhuvani i është drejtuar shtetasve Jaho dhe Xhaj “keni ndonjë problem” dhe menjëherë u ka qëlluar me armë tip pistoletë, duke lënë të vdekur këta dy shtetas. Por, nga plumbat e qëlluar prej armës së tij, janë goditur edhe shtetasit Arbër Demiraj, i cili ishte në shoqërinë e Xhuvanit, si edhe shtetasi italian Gianpaolo Azzola, i cili gjenden ne lokal ne shoqerine e nje personi tjeter dhe qe nuk kishin asnje lidhje me palet ne konflikt.Si rezultat i të shtënave kanë humbur menjëherë jetën shtetasit Edison Jaho, Enea Xhaj e më pas Arbër Demiraj, i cili është gjetur i vdekur në mjetin në të cilin po e vendosnin shokët e tij,Kostandin Xhuvani dhe Erald Sida (ky i fundit rezulton që nuk ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin e goditjes me armë, por ka qenë shumë pranë lokalit), si edhe është deklaruar i vdekur në spital shtetasi italian Gianpaolo Azzola.26-vjeçari Xhuvani, i cili ndodhet në burgun e Fushë Krujës në pritje të gjykimit akuzohet “vrasje në rrethana cilësuese....” dhe “prodhimi dhe mbajtja e armëve pa leje....”.Deri tani mësohet se Xhuvani ka dëshmuar se nuk mban mend asgjë nga nata e 4 nëntorit. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon 25 vite burg, deri në burgim të përjetshëm.