Vdekjet nga terrorizmi pë 2013-ën, Iraku në vend të parë me 6.362 viktima

Numri i pesonave që kanë humbur jetën nga sulmet terroriste në të gjithë botën është rritur me 61% nga viti 2012 në vitin 2013.Sipas Indeksit Global të Terrorizmit, numri i personave të vrarë në këtë periudhë nga terrorizmi është rritur në 17 958, nga 11 133 që ishte në vitin 2012.Gjithashtu, në studim raportohet se sulmet terroriste për vitin 2013 kanë qenë pothuajse 10 000, duke pësuar kështu një rritje prej 44% në krahasim me vitin paraardhës.Shumica e sulmeve janë kryer me pajisje shëprthyese, ndërsa sulmet vetëvrasëse përbëjnë 5% të rasteve.Iraku ishte edhe një herë në vend të parë për sa i përket goditjeve terroriste, me 6 362 jetë të humbura në vitin 2013, me një rritje prej 164%.Afganistani, Pakistani, Siria dhe Nigeria, janë mes shteteve të tjera më të prekur, ndërsa veprimet terroriste kanë për autor grupimet e mirënjohura tashmë si Shteti Islamik, Al-Kaeda, Talebanët dhe Boko Haram.Indeksi Global i Terrorizmit përpilohet nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen dhe në të analizohen 162 shtete, ku Shqipëria renditet në vend të 107-të, duke u futur kështu në zonat e sigurta.