Qielli brazilian "vishet" me merimanga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2013, 13:59
Dje është postuar një video e cila shfaq me mijwra merimanga "duke rënë nga qielli" nw zonwn jugore të Brazilit, në qytetin e Antônio da Platinas.Autori i videos shkruan "ende nuk e dimë se çfarë e shkakton këtë sjellje. Jemi duke bërë kërkime dhe do të postojmë përgjigjen këtu".Ndërsa për ata që shohin videon duket qartazi se arsyeja e kësaj sjelljeje është fundi i botës. Por portlali informativ brazilian G1 raporton se sipas një biologu të zonës kemi të bëjmë me merimangën Anelosimus Eximu, një "merimangë sociale".Kjo specie është e njohur për kolonitë e saja masive dhe për rrjetat e mëdha. Ai i karakterizoi këtë fenomen si normal, që për njerëzit e thjeshtë vetëm i till nuk ka se si të jetë.