Terror në Jeruzalem, masakrohen katër persona me thika e sopata

Dy palestinezë të armatosur me sopata dhe thika kanë vrarë katër vetë në një sinagogë në Jeruzalem dhe më pas janë ekzekutuar nga policia izraelite. Sipas raportimit të shërbimeve të urgjencës në Izrael, ky është sulmi më i rëndë i ndodhur prej vitesh në qytet.Sulmi ndodhi pak minuta para agimit të së martës në lagjen e ultra ortodoksëve hebrenj në Jeruzalemin perëndimor.Nga fotot e lëshuara nga ushtria izraelite, shfaqet një person i shitrirë i vdekur dhe një sëpatë pranë tij. Ndërkohë që policia e ka quajtur një sulm terrorist, radio palestineze i quajti martirë dy palestinezët që kryen aktin.Kohët e fundit janë shtuar së tepërmi radhët e dhunës në Jeruzalem, zona të ndryshme të Izraelit dhe territoret palestineze të pushtuara, të ndezura nga debatet mbi vendet e shenjta të hebrenjve dhe muslimanëve, çka ka rritur frikën për përkeqësimin e një konflikti fetar.Deri para këtij sulmi, pesë izraelitë dhe një turist i huaj kanë mbetur të vrarë, të shtypur me autobuz apo të goditur me thikë. Nga ana tjetër kanë vdekur edhe rreth 12 palestinezë, përfshi edhe të akuzuarit për sulmet e sipërpërmendura.Të hënën një shofer palestinez autobuzi u gjet i varur në një mjet në Jeruzalem. Policia izrealite, duke iu referuar autopsisë e klasifikoi si vetëvrasje, por familja e shoferit kishte dyshime mbi këtë fakt, çka solli edhe përleshje mes palëve, të shtyrë edhe nga thirrja e Hamasit për hakmarrje.Shkëndija sipas banorëve vendas është ndezur në korrik, kur një adoleshent palestinez u dogj nga disa hebrenj, ndërkohë që hakmarrja e palestinezëve ishte vrasja e tre adoleshentëve hebrenj nga militantët palestinezë që sulmuan Bregun Perëndimor.