Hejgëll: Amerika duhet të ruajë ritmin me teknologjinë në ushtri
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Çak Hejgëll, bëri të njohura disa përpjekje të reja të Shteteve të Bashkuara, që do të përqëndrohen tek ruajtja dhe rritja e superioritetit të ushtrisë amerikane.Nisma e re për teknologjinë e lartë në fushën e mbrojtjes është një nxitje për zbulime të reja, nga robotika tek përpunimi i një baze të gjerë të dhënash dhe madje edhe printimi tredimensional.Sekretari Hejgëll foli për nismën tek Forumi Kombëtar Regan i Mbrojtjes, ku ai paralajmëroi se avantazhi teknologjik i Pentagonit po zvogëlohet."Dhe ndërsa ne kalojmë më tepër se një dekadë duke u përqëndruar tek operacionet e pafund të sigurisë, vende si Rusia dhe Kina kanë investuar së tepërmi tek programet e modernizimit të ushtrisë duke ngushtuar avantazhet e teknologjisë së ushtrisë sonë", u shpreh Hejgëll.Ai shtoi gjithashtu se do të jetë tepër e rëndësishme të ndryshojë menaxhimi i financave të ushtrisë. Ai i bëri thirrje Kongresit të miratojë buxhetin tërësor për ushtrinë, në vend të masave për financime të përkohëshme.Zoti Hejgëll paralajmëroi se shkurtimet automatike të shpenzimeve buxhetore mund t'i shkaktojnë ushtrisë një humje buxhetore prej një trilion dollarësh gjatë dekadës së ardhëshme.Ai po ashtu paralajmëroi për një mungesë buxhetore prej më tepër se 70 miliardë dollarësh gjatë viteve të ardhshme, nëse Kongresi vazhdon të bllokojë propozimet e Pentagonit për kursime, që përfshijnë heqjen nga përdorimi të avionëve të vjetër dhe mbylljen e disa bazave ushtarake."Sot, Deparatmenti i Mbrotjes ka kapacitete të tepërta prej 24 për qind në bazat dhe objektet tona, gjë që kushton miliarda dollarë në vit, ndërkohë që këto fonde mund të ishin investuar në ruajtjen avantazhit teknologjik të ushtrisë sonë ", e mbylli fjalimin e tij Hejgëll.