Hapen hetimet për vdekjen e Dr Florit, Familjarët: Ambulanca me vonesë

Tirane- Në ditën e lamtumirës për Doktor Florin kanë nisur hetimet për pretendimet e familjarëve të tij se autoambulanca është vonuar pas njoftimit për gjendjen e rëndë shëndetësore të këngëtarit, por edhe për veprimet e mjekëve të Urgjencës së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.Efektivët e policisë së komisariatit numër dy në Tiranë kanë marrë dëshminë e bashkëshortes së këngëtarit si dhe janë pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen mjekët dhe stafi i urgjencës.Ndërkohë Urgjenca e Tiranës ka mohuar akuzat për vonesë të ambulancës.9                                       (Ne foto: Regjistri i urgjences)“Ambulanca në banesën e Dr.Florit 3 min pas njoftimit.Bashkëshortja e Dr.Florit fillimisht njoftoi për gjendje të dehur të tij. Për ngjarjen zbatuam protokollin me përpikmëri”.Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ku sqaron se ambulanca ka qenë në Urgjencë, kur është bërë thirrja telefonike nga familjarët e Dr. Florit.“I shpreh ngushëllime familjes për humbjen e të dashurit të tyre.Nga të dhënat zyrtare ka patur thirrje telefonike në orën 10:08. Ambulanca ka qenë në Urgjencë kur është bërë thirrja telefonike.Në orën 09:40 një grua e re me një fëmijë ka shkuar në Urgjencë. Gruaja e re kërkoi ndihmë për një person që kishte konsumuar alkool.Në raste të tilla ambulanca duhet të shkojë bashkë me një polic. Gruaja e re nuk pranoi të thirrej edhe një punonjës policie.Në rastet kur konsumohet alkool shoqërimi me polic është detyrim” tha Beqaj.Policia bën të ditur se nga hetimet paraprake, ka rezultuar se autoambulanca e urgjencës së Tiranës ka qenë në një tjetër ngjarje në momentin që është marrë njoftimi për gjendjen shëndetësore të Doktor Florit.Ndërkaq ende nuk janë bërë publike as rezultatet e autopsies, që do të zbardhin shkaqet e vdekjes së këngëtarit Florian Kondi, i cili ishte i martuar dhe babai i dy fëmijëve.(Video: Vdekja e Dr Florit, Shefi i urgjencës: Arrest kardik nga overdoza)Prokuroria e Tiranës nis hetimet kryesisht për vdekjen e Doktor FloritPas policisë, edhe Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet kryesisht për vdekjen e Doktor Florit. Hetimi i organit të akuzës bazohet në nenin 97 të Kodit Penal për mosdhënie të ndihmës së pare. Prokuroria e Tiranës ka nisur marrjen në pyetje të familjarëve dhe personelit mjekësor.