Kampionet e botës, Romela Begaj dhe Daniel Godelli në Sport Magazine
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2014, 14:48
Rezultati historik i arritur në Kazakistan bëri që Daniel Godelli e Romela Begaj të ngjiten në piedestalin më të lartë të peshëngritjes botërore.Dy heronj të vërtetë të epokës moderne të cilët e valvitën krenar flamurin kuqezi si kampionë bote.Të dy këta emblema jo vetëm të peshëngritjes por të gjithë sportit shqiptar të ftuar në “Sport Magazine” treguan të gjithë emocionet e tyre në lidhje me këtë arritje madhështore. Te ftuar te gazetarit Altin Sulçe ishin edhe Presidenti i Federatës së Peshëngritjes Elez Gjoza si dhe trajneri Sokol Bishanaku.