Protesta, Rama: Do rrena pa hesap? Protesto; Basha: Të gjithë bashkë
Kryeministri, Edi Rama, ka ironizuar sot vendimin e Partisë Demokratike për të protestuar me 22 nëntor. Përmes rrjetit social fb, Rama parashtron 4 pyetje për qytetarët.“Do të ndërtosh pa leje?Do të vjedhësh drita sa të duash?Do diplomë pa shkuar në shkollë?Po Lazarat e rrena pa hesap do?Protesto".Vetëm pak minuta më pas, shefi i opozitës, Lulzim Basha, duke injoruar deklaratën e Ramës, ka ftuar qytetarët të bashkohen ne mbrojtje te familjes, punes, shkolles dhe shendetit të tyre.“4 dite na ndajne nga 22 Nentori, dita e protestes kombetare per te drejtat ekonomike dhe sociale te shqiptareve. Te gjithe bashke ne mbrojtje te familjes, punes, shkolles dhe shendetit. Kunder rritjes se taksave dhe cmimit te energjise. Kunder papunesise dhe varferise. Kunder dhunes dhe paligjshmerise qeveritare”.Sipas Bashës, aleanca e mashtrimit, krimit dhe korrupsionit, nuk e gjunjezon dot shpirtin e lire te shqiptarit.Një ditë më parë partia Demokratike mblodhi Këshillin Kombëtar për organizimin në mënyrë sa më efektive të protestës së 22 nëntorit.Protestës e cila në thelb të saj ka reagimin kundër rritjes së çmimit të energjisë, do ti bashkohet edhe “Bashkim i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë”.Kalaja thotë se nuk do të protestohet vetëm për rritjen e çmimit të energjisë, por edhe për rritjen e taksave, varfërinë, papunësinë etj.