SHBA reagon për vrasjen e hebrenjve: Akt i pastër terrori, brutalitet

Vrasja e katër hebrenjve në një sinagogë të Jeruzalemit dhe frika për përshkallëzimin e mëtejshëm të gjendjes atje ka tërhequr menjëherë vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, e quajti ngjarjen si një "brutalitet të pakuptimtë". Që nga Londra, ku ka shkuar për një takim me Ministrin e Jashtëm britanik, Filip Hamond, Kerri i bëri thirrje autoritetit palesintez që ta dënojë veprimin."Njerëzit që kishin shkuar të kryenin lutjet e tyre ndaj Zotit në sinagogë, u vranë me sëpatë në atë vend të shenjtë. Një akt i pastër terrori dhe një burtalitet i pakuptimtë", u shpreh Kerri."Udhëheqësit palesintez duhet t'i dënojnë këto veprime dhe duhet të nisin hapa të rëndësishëm që të mos nxisin në asnjë mënyrë veprime të tilla me gjuhën e tyre".Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, akuzoi drejtpërdrejtë Hamasin dhe Presidentin palesintez, Mahmud Abaz, për sulmet. Radiot palestineze i përshkruan si martirë dy vrasësit gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa grupimi islamist Hamas e përshëndeti sulmin e tyre.Edhe Ministri britanik, Hamond, u bëri thirrje të dy palëve që të ulin tensionet, për të shmangur përkeqësimin e gjendjes, që do të ishte e rrezikshme për të dy komunitetet.Në të gdhirë të ditës së martë, dy palestinezët, të identifikuar si dy kushurinjtë, Hasan dhe Udai Abu Xhamal, të armatosur me sëpata dhe thika kanë vrarë katër vetë në një sinagogë në lagjen e ultra-ortodoksëve hebrenj, në perëndim të Jeruzalemit.Sipas raportimeve të policisë izraelite, ata ishin pjesë e një grupimi të vogël ekstremist islamik. Kohët e fundit janë shtuar së tepërmi rastet e dhunës në Jeruzalem, zona të ndryshme të Izraelit dhe territoret palestineze të pushtuara, të ndezura nga debatet mbi vendet e shenjta të hebrenjve dhe muslimanëve, çka ka rritur frikën për përkeqësimin e një konflikti fetar.Deri para këtij sulmi, pesë izraelitë dhe një turist i huaj kanë mbetur të vrarë, të shtypur me autobuz apo të goditur me thikë. Nga ana tjetër kanë vdekur edhe rreth 12 palestinezë, përfshi edhe të akuzuarit për sulmet e sipërpërmendura.Të hënën një shofer palestinez autobuzi u gjet i varur në një mjet në Jeruzalem. Policia izrealite, duke iu referuar autopsisë e klasifikoi si vetëvrasje, por familja e shoferit kishte dyshime mbi këtë fakt, çka solli edhe përleshje mes palëve, të shtyrë edhe nga thirrja e Hamasit për hakmarrje.Shkëndija sipas banorëve vendas, është ndezur në korrik kur një adoleshent palesitnez u dogj nga disa hebrenj, ndërkohë që hakmarrja e palestinezëve ishte vrasja e tre adoleshentëve hebrenj nga militantët palestinezë që sulmuan Bregun Perëndimor.