Veliaj sulmon Dumën: Drejtohu në Prokurori për akuzat për vëllain tim

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u është përgjigjur nga studio e Ora News akuzave që vijnë nga koordinatorja e PD-së, Grida Duma për vëllain e tij.“Në pamundësi për të çuar Gridën në parlament ka shkuar opozita te Grida. Por ky është problem i PD. Ajo që përbën problem për mua është një kulturë sipas të cilës dikush pretendon shkelje dhe nuk tenton fare të shkojë në Prokurori”.Duke theksuar se PD u dënua pikërisht për taktikën e 'hyrjes në familje', i kërkoi kordinatores së PD që faktet ti dërgojë në Prokurori, por u shpreh i bindur se nuk ka asnjë provë, ndaj të gjitha akuzat janë vetëm thashetheme që dalin nga selia blu.“ Të garantoj që po të ishte kështu Grida nuk do të merrej me thashetheme, por do të kishte shkuar në gjykatë, në prokurori. Specializohet në këtë historinë e baltës, ku bën sikur i ngatërron disa gjëra, ku bën sikur ca janë shokë e ca janë miq, më vjen shumë keq që opozita është reduktuar këtu”.Në emisionin 'Ditë e Re', Ministri Veliaj komentoi dhe shfaqen e fotove të diktatorit Hoxha në ceremoninë ku morën pjesë dhe Rama e Meta për 70-vjetorin e çlirimit të Tiranës.“Kryeministri dje dhe kryetari i Kuvendit, vetë kanë qenë të shqetësuar.Ka pasur një kordon policësh që ndau dy grupimet. Grupimi që kishte ardhur për t’iu bashkuar Prefekturës së Tiranës për festimet dhe një grupimi të vogël që iu bashkua. Do lejojmë që të na e caktojnë axhendën fanatikët, apo do të fokusohemi tek gjërat e rëndësishme.Momentin e fiksuar në kamera, ku shfaqet kryeministri Rama, e pas tij fotot e diktatorit, Veliaj e konsideron një aksident të pakëndshëm.8(Kryeministri dhe kryeparlamentari  gjatë ceremonisë për 70-vjetorin e çlirimit të Tiranës)“Ai është një aksident i pakëndshëm nga disa fanatikë që poftisen prapa shpine, nuk është se i ka para shpine, nuk është se u ka dhënë dorën”.