Kosovë- Serbi, sot hapen pikëkalimet e reja kufitare

Hyn sot në fuqi marrëveshja për hapjen e pikë kalimeve kufitare, të cilat mund të shfrytëzohen nga qytetarët e Kosovës dhe diaspora për kalim transit nëpër Serbi për në vendet e treta.Këto pikë kalime kufitare janë: pika kufitare në Sid në mes të Serbisë dhe Kroacisë, pika kufitare Kelebija në mes të Serbisë dhe Hungarisë, pika kufitare Gradina në mes të Serbisë dhe Bullgarisë dhe pika kufitare Presheva në mes të Serbisë dhe Maqedonisë si dhe Aeroporti i Nishit.Ndërsa, prej datës 22 shtator 2014 bashkatdhetarët me nënshtetësi të Kosovës tashmë mund të shfrytëzojnë edhe Aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla” për udhëtime transiti.Kabineti i Zëvendëskryeministrja Tahiri  ka njoftuar zyrtarisht edhe të gjitha ministritë relevante në mënyrë që kjo marrëveshje që lehtëson më tej lëvizjen e lirë të shfrytëzohet sa më mirë nga qytetarët e Kosovës dhe diaspora