Shkon në 10 numri i viktimave, autoritetet indiane dënojnë sterilizimin e grave

Ka shkuar në 10 numri i viktimave dhe 14 gra të tjera janë në gjendje të rëndë shëndetësore pas operacioneve të sterilizimit në një qendër shëndetësore në Indi.Operacionet u kryen në kuadër të një fushate për planifikimin familjar, organizuar nga shteti Indian, por 83 gra janë operuar në vetëm 6 orë dhe nga një mjek i vetëm. Autoritetet thonë se kanë nisur hetimet për identitetin, duke e konsideruar një neglizencë me pasoja të rënda. Minsitri i Shëndetësisë Raman Singh thotë se është për të ardhur keq që ngjarje të tilla ndodhin duke shtuar se katër zyrtarë janë pezulluar nga detyra deri tani.Për të konstatuar shkakun e vdekjes së grave, Departamenti i Shëndetësisë ka ngritur një komision të përbërë nga tre ekspertë të lartë.Gjithësesi, deri tani mendohet se shkak për vdekjen e grave mund të jenë bërë kushtet në të cilat janë operuar, veglat e infektuara nga neglizhenca e mjekëve. Gratë kanë paguar secila 1400 rupi ose afërsisht 23 dollarë për operacionet. Të afërmit e viktimave thonë se në këtë mes, faji është vetëm i mjekut.Kjo nuk është hera e parë që gratë humbin jetën në operacione të ngjashme. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, nga viti 2009 deri në 2012, qeveria ka kompensuar familjarët për vdekjen e 568 grave në operacionet e sterilizimit. Incidenti konsideriohet një turp dhe dështim i qeverisë së kryeminsitrit Narendra Modi, i cili ka premtuar reformim të sistemit shëndetësor.