Nënat dhe gratë e luftëtarëve në Kobani, luten te kthehen gjallë
Luftëtarët kurdë të Irakut, të cilët po luftojnë në Kobani kundër militantëve të Shtetit Islamik, kanë lënë pas familje, gra dhe fëmijë. Një prej tyre është edhe Fatih Taher Ali nga qyteti i Erbilit. Ai bashkë me tre vëllezër u janë bashkuar forcave Peshmerga në luftën kundër ekstremistëve islamikë.Nëna e tij, Sawar Hasan Omar, e cila është në të '70 -at , është shumë krenare për djemtë e saj.Ditën kur Fatih u largua më tha se do të kujdeset mirë për veten e tij dhe do të kthehet me fitore. I thashë se është një luftëtar kurd dhe duhet të mbrojë atdheun e tij.Kurse Kawsar Taher Ali, gruaja e Fatih rrëfen detajet e natës kur bahskëshorti i tha se do të shkonte të luftonte në Kobani.Ai mbërriti në shtëpi në orën 23:00 dhe u largua në 6:00 të mëngjesit. Ai na dha lamtumirën, duke na thënë kujdesuni për veten. Ne i thamë të mos shqetësohet për ne, por vetëm të kujdeset për veten dhe të kthehet gjallë.Kawsari dhe Fatih kanë 7 vjet të martuar , por në këto shtatë vjet, bashkëshorti i saj ka qenë shumë i angazhuar me forcat luftarake pershemrga, dhe bashkëjetesa e tyre mund të thuhet se ka qenë e pakët. Megjithatë, për të qetësuar familjen se është gjallë dhe mirë, Fatih i telefonon ata cdo ditë.Ai thotë se i është shumë mirënjohës familjes për mirëkuptimin dhe ndjen vertëtë keqardhje që nuk është pranë tyre cdo ditë. Në fund të intervistës për reuters, nëna e fatih këmbënguli të ti flasë djalit të saj nëpërmjet filmimit, edhe duke e ditur se ai kurrë nuk do të shohë këtë trasmetim.