Shehaj: Probleme veç me Tatim-Fitimin KESH e CEZ nuk sjellin asnjë lek

Tiranë – Dy kompanitë buxhetore KESH dhe CEZ vazhdojnë të krijojnë “gropën e zezë” në të ardhurat e Buxhetit të Shtetit për vitin 2014, ndërkohë që Doganat kanë tejkaluar ndjeshëm planin dhe po ashtu edhe Tatimet, në të gjithë zërat, përveç tatim-fitimit ku ndikojnë pikërisht këto dy kompani.Ashtu si Dogana Shqiptare, që sipas kreut të saj Elisa Spiropali rezultonte me tejkalim të planit të të ardhurave, edhe Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj, ka njoftuar sot shifra pozitive përpara Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, duke përjashtuar vetëm një zë, atë të Tatim-Fitimit, të ndikuar nga këto dy kompani që nuk kanë deklaruar asnjë lloj fitimi.Shehaj tha: “Edhe administrata tatimore, ashtu si administrata doganore, ka një realizim 100% me një tejkalim 2% të planit. Zërat kryesor në të ardhurat tatimore janë kontributet e sigurimeve shoqërore; ka një realizim, një rritje krahasuar me vitin 2013 prej gati 16%. TVSH-ja është zëri kryesor, ka një rritje prej 13%, duke përfshirë këtu ndryshimet që ndodhën në paketën fiskale 2013.Tani biznesi ka një “facilitim” të procedurave dhe nuk paguan dhe paraguan më kontrollet e ushtruara nga administrata tatimore, por paraqet garanci bankare pranë tyre. Kjo është “facilitim” për biznesin, e para dhe së dyti, heqja e një mentaliteti në administratën tatimore ku ushtroheshin kontrolle dhe viheshin gjoba thjesht për të mbushur buxhetin e shtetit dhe realizuar planin.Përpos zërave me tejkalim, ka pasur edhe zëra si ai i Tatim-Fitimit dhe i të ardhurave nga kursimi. Tatim - Fitimi ka pasur një mosrealizim - jo sepse ne nuk mblidhnim të ardhurat nga biznesi, por se është një taksë që parapaguhet në fakt; nuk është një taksë që ne detyrojmë biznesin të paguajë dhe nuk ushtrojmë më presione ku dhe bllokoheshin llogaritë, siç vepronte administrata e mëparshme, por është parapagim fitimi, që ne mendojmë bazuar mbi deklarimet e tyre - por i gjithë mosrealizimi ka ardhur nga dy shkaqe kryesore, nga dy kompani kryesore: KESH dhe CEZ.Kompanitë buxhetore nuk kanë paguar asnjë lek tatim-fitim për vitin 2014 në buxhetin e shtetit shqiptar, - theksoi Shehaj.ar.sh/Oranews.tv