Prishet koalicioni, Idrizi: PDIU është kundër bojktotit të kuvendit

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, zyrtarisht mund të cilësohet jashtë grupimit opozitarë. I ftuar në emisionin "Ditë e re" në Ora News, Kryetari Shpëtim Idrizi tha se prej një viti nuk ka asnjë komunikim poltik me Lulzim Bashën, ndërsa shprehu thellësisht kundërshtinë për bojkotin.“Për hir të së vërtetës ka një kohë që nuk kemi një komunikim politikë, por jam i hapur për të pasur me këdo komunikim politik. Unë nuk jam dakord me bojkotin e PD, është një zgjedhje e saj”Ka një vit që nuk komunikon me Partinë Demorkatike, por pavarësisht kësaj Idrizi, hodhi poshtë mundësinë se rruga e tij poltikë është drejt qeverisë.“Nuk ka ndonjë lajm të tillë, për t’u future në qeveri”Në zgjedhjet e 23 qershorit, Shpëtim Idrizi doli deputet nën siglën e Partisë Demorkatike, sot ai thotë se kjo nuk ishte një kërkesë e tij.“Kjo nuk ka qenë një zgjedhje e imja, ishte një zgjidhje racionale e PD, për një interest ë përbashkët sepse në momentin që ndryshoi kodi zgjedhor, për vetë specifikën që ka ky kod, u hoq ai që kryetarët e partive të ishin në të gjitha zonat dhe kjo na dha mundësinë që në të ishim aty ku kishim mundësitë më të mëdha.”