70-vjetori i Çlirimit, Ben Blushi me shall të kuq, Nostalgjikët me foton e Enverit
Elbasan- Veteranët e luftës në Elbasan kanë festuar më 11 Nëntor 70-vjetorin e çlirimit me pankartat dhe fotot e diktatorit Hoxha. Ajo që ra në sy ishte shfaqja e deputetit socialist Ben Blushi me shallin e kuq në qafë, ndërkohë që fanatikët e diktaturës i thurnin lavde Enver Hoxhës.Nostalgjikët e periudhës së komunizmit vijojnë të lartësojnë figurën e diktatorit Enver Hoxha dhe të dalin në rrugët e qytetit me fotot e tij në duar në festimet e 70-vjetori të clirimit të Shqipërisë.Ajo që ka ndodhur në Librazhd dhe Gjirokastër u përsërit të martën e 11 Nëntorit në Elbasan ku veteranët me shallë të kuq në qafë me fotot e Enver Hoxhës apo dhe me pankartat "Rroftë PKSH" kanë nderuar partizanët e brigadës së 15 sulmuese .[caption id="attachment_420735" align="aligncenter" width="655"]
Ne foto deputeti socialist Ben Blushi me shallin e kuq në qafë[/caption]Ajo që ra në sy ishte edhe shfaqja e deputetit socialist Ben Blushi me shallin e kuq ndërsa pas shpinës fanatikët e sistemit mbanin në dorë pankartat ku i thurnin lavde Partisë komuniste.Në ceremoni përshëndetën edhe të afërm të dëshmorëve. Nga rrjetet sociale kanë ardhur reagime të ashpra në adresë të kryeministrit Rama që në këtë mënyrë po rehabiliton figurën e Enver Hoxhës.Nga FB ish kryeministri Berisha akuzoi se Rama po e përdor 70-vjetorin e çlirimit për të rehabilituar Hitlerin e pasluftës, pra Enver Hoxhën.Në të gjitha festimet për 70-vjetorin e çlirimit nuk është bërë pjesë asnjë përfaqësues i djathtë.