Idrizi: S'kërkojmë largimin e PBDNJ e të askujt nëse do të hynim në qeveri
Tiranë – Shpëtim Idrizi, Kryetar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, deklaron se nuk janë në bisedime më mazhorancën për t’iu bashkuar asaj dhe lënë opozitën. Po ashtu, Idrizi ka bërë të qartë se PDIU-ja nuk ka vënë asnjëherë kusht, largimin e PBDNJ-së nga koalicioni apo të ndonjë partie tjetër për t’u bërë pjesë e mazhorancës qeverisëse.Nga ana tjetër, Idrizi ka vënë në dukje se partia që ai drejton, pavarësisht se në opozitë, ka pavarësinë e saj dhe vazhdon jetën parlamentare, duke mos e pranuar bojkotin e PD-së, që tashmë duket sikur ëhstë kthyer në qëllim në vetvete.I pyetur në “Ora News” nga gazetari Enkel Demi nëse do të kërkonte largimin e PBDNJ-së nga koalicioni qeveritar me kusht që t’i bashkohej atij, Idrizi tha shprehimisht:“Besoj se në të gjithë artikulimin tonë politik, asnjëhërë nuk kemi parashkruar kushte të tilla; ne nuk kemi me ndokënd ndonjë problem. nëse dikush ka problem me ne, jemi gati të mbajmë pozicionin tonë dhe të reagojmë. Megjithatë, më vjen keq Enkel, do të isha shumë i prirur të ta jepja ty këtë lajm, por në këto momente që jemi, nuk ka ndonjë lajm të tillë,” – përfundoi idrizi.armanda shtembari/Oranews.tv