Arvizu: Avokati i Popullit duhet përkrahur më fort, do të flas me miqtë në Qeveri
Tiranë - Ambasadori amerikan Arviu do t’i propozojë Qeverisë shqiptare ta mbështesë më shumë Avokatin e Popullin, sepse është institucioni që ka lidhje direkte me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ashtu siç aspiron edhe qeveria.Këtë deklaratë Arvizu e dha sot, pas takimit konsultativ që pati me Igli Totozanin.“Këtë mëngjes kam zhvilluar një diskutim shumë të mirë me Avokatin e Popullit, pjesë e konsultimeve tona të zakonshme që ne zhvillojmë me z.Totozani, pasi institucioni i tij është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përparimin e pakicave si dhe të sigurohet që personat që nuk kanë një zë, të kenë një zë të përshtatshëm.Kemi biseduar gjithashtu për mënyrat sesi kjo zyrë mund të përmirësohet, të përmirësojmë mandatin e tij shumë të rëndësishëm, pasi më duket mua që një çelës shumë i rëndësishëm për këtë zyrë të rëndësishme, është që të punojë përkrah qeverisë.Është një trupë e pavarur, - vuri në dukje Arvizu, - nuk është pjesë e Qeverisë, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të punojnë në bashkëpunim, në krah të tyre, për të promovuar këto të drejta sepse këto përparësi janë në sinkronizim të plotë me përparësitë e Qeveris♪7 për integrimin e mëtejshëm në Europë.Hapi tjetër do të jetë që unë do të bisedoj me disa prej miqve tanë në Qeveri p♪7r mënyrat sesi ta theksojmë këtë bashkëpunim, - përfundoi ai.ar.sh/Oranews.tv