Paketa fiskale ndez “Ekonominë”, Cani: 3 taksa u rritën me kërkesë të FMN
Komisioni i Ekonomisë është shoqëruar me diskutime të gjata në lidhje me paketën fiskale si dhe pritshmëritë ekonomike.Ministri i Financave ka pranuar për herë të parë se rritja e taksave ka ardhur si kërkesë e FMN-së.Tre taksat që parashikohen me rritje në paketën fiskale kanë qenë kërkesë e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ministri I Financave Shkëlqim Cani e ka pranuar këtë fakt në komision e Ekonomisë dhe të Financave. Ndërkohë që ka njoftuar marrjen e një tjetër eurobondi gjatë vitit 2015 deri nw 500 milion euro.Mbledhja e radhës e komisionit u shoqërua me debate në lidhje me koncesionin e pullave fiskale dhe të kasave që duhet të ketë biznesi.Ndërkohë gjatë diskutimit Ministri i Financave bëri me dije se do të privatizohet INSIG, i cili pritet të sjellë 1.5 miliard lekë të ardhura në buxhet, por nuk u përmend Albpetroli.Deputetët ngritën shqetësim edhe konsumin. Por për ministrin të dhënat tregojnë se gjatë 2015 do të ketë rritje të konsumit.Deputetët e maxhorancës ngritën si shqetësim edhe borxhet e njësive vendore.Diskutimi i gjatë dhe debatet u fashitën pak pasi në komisionin e Ekonomisë u fikën dritat disa herë.