Libri i Paskal Milos, fakte të reja mbi shqiptarët gjatë Luftës II Botërore

Historiani Paskal Milo boton këto ditë një libër që hedh dritë dhe publikon fakt të reja në lidhje me shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke trajtuar edhe figurat e shumëdiskutuara të diktatorit Enver Hoxha, por edhe mbretit Zog.I ftuar në edicionin qendëror të lajmeve në Ora News, zoti Milo ka shpjeguar se elementët e rinj, si psh disa blloqe shënimesh të kreut të Partisë Komuniste serbe, Miladin Popoviç sjellin këndvështrime të reja të kohës.“Ka dokumenta të reja që lidhen me emrin e Miladin Popoviçit. Për herë të parë në libër pasqyrohen  shënimet që ai ka mbajtur në 5 blloqe dhe ato plotësohen me të gjithë letërkëmbimin që ka patur me Titon, me PK të Jugosllavisë, letërkëmbimi me Enver Hoxhën. Nuk ekziston përshembull procesverbali i mbledhjes themeluese të PK.  Enver Hoxha ka qenë anëtar i mbledhjes themeluese, nuk ka qenë as organizator, as themelues, pro ka qenë thjesht anëtar”, tha Milo.Në lidhje me debatin e kahershëm për datën e çlirimit, ndërsa po afron 70-vjetori Milo u shpreh:“Ka një ligj të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, për datën 29 dhe unë nuk jam dakord edhe me mënyrën si u trajtua në media, një deklaratë e një kolegut tim, Bernd Fisher, i cili paska thënë se ka gjetur një dokument që Shqipëria mund të jetë çliruar më 4 dhjetor. Kjo nuk qëndron, këto janë…jo çdo dokument është vërtetim.”Zoti Milo foli edhe për procesin e rishikimit të historisë duke theksuar se gjithçka duhet bërë me objektivitet dhe larg ndikimeve politike.