Me biçikletë në Tiranë, pasioni për të pedaluar dhe rreziku në rrugë

Ky është kryeminsitri Holandez Mark Rutte që ka zgjedhur këtë mënyrë për të shkuar në punë, për të shkuar në takime apo për të bërë pazar. Ai përdor biçikletë dhe jo makinë luksoze apo tramvajë të cilat nuk i mungojnë vendit që ai drejton.E ndërsa ky rast është shembull që po sensibilizon qytetarët në të gjithë botën, në Shqipëri të gjithë autoritet qeveritare përdorin makina dhe eskortë edhe në distanca të vogla mes instiucioneve.Por shume qytetarë, e akademikë thyejnë këtë mani luksi dhe kanë zgjedhur biçikletë.Ina Koxha punon si menaxhere operacional në një universitet jo publik. Ajo udhëton 3 orë minimalisht me biçikletë pavarësisht stinës.Ne e shoqëruam në një ditë në punën e saj afër selitës. Për fat të keq kjo është rruga që ajo dhe qindra qytetarë të tjetë duhet të bëjnë.Por edhe në bulevardin kyresor ku janë vendosur vijëzimet e biçikeltave, makinat e parkuara vazhdojnë të zotërojnë hapësirat.Duket pak e çuditshme por pedagogu Gilman Bakalli nuk njeh vështirësi e risqe kur bëhet fjalë për biçikletë. Kjo biçiketë parkohet në zyrën e tij.Profesori bënë 6 km minimalisht në ditë me biçikletë dhe ka fituara aq mirë instiktet sa shpejtësia në të cilën ecën të bëfason.