Elbasan, Komuniteti Egjiptian kërkon heqjen e tarifave të shkollimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2014, 16:14
Elbasan-Komuniteti Egjiptian kërkon heqjen e tarifave të shkollimit, për fëmijët e tyre në universitetet publike.Në një tryezë me zyrën e Avokatit të Popullit kryetari i shoqatës së egjiptianëve Kujtim Cena u shpreh se as dhënia e librave falas nuk ka funksionuar si çduhet.Ndërsa përfaqësuesja e Avokatit të Popullit Etilda Saliu ngriti shqetësimin edhe për problematikat qe kanë banorët e komunitetit rom të Elbasanit.