"100 minuta"- Shqipëria:Të kthehesh apo ta lesh. Sfida për të jetuar me dinjitet e Jetmir Kalollarit - 07 Nëntor 2014

”100 minuta” është emisioni më i ri që nisi rrugëtimin në Ora News. Çdo të premte në orën 21:00 në studio me moderatorin Blendi Salaj do të debatohet për çështjet më të nxehta të javës, pa lënë mënjanë debatin politik, kulturën, shkencën. Gjithashtu do të jetë dhe personazhi i javës. Në emisionin e parë të ftuar për të analizuar masakrën e 4 nëntorit për të cilën u arrestua Konstandin Xhuvani ishin gazetarët Endri Xhafo, Sokol Shameti dhe Besart Likmeta. Shqipëria është një vend për t’u kthyer apo për ta lënë? Ishte tema e dytë e këtij emisioni. Në panel për të disktuar ishin të ftuar Edlira Gjoni, Arbër Kadia, Desada Metaj dhe Erald Gjoni. Personazhi i javës së parë të këtij emisioni ishte Jetmir Kalollari, i riu me aftësi ndryshe i cili tregon kurajon dhe sfidën për të jetuar me dinjitet duke punuar si të gjithë të tjerët. Ai ka një apel për shoqërinë shqiptare: Të jenë mendje hapur dhe tu japin mundësi personave si ai të arsimohen, punësohen dhe të jetojnë me dinjitet.