Rënia e Murit të Berlinit, Nishani: Të lemë sherret, të prosperojmë bashkë

Në 25 vjetorin e shebjes së Murit të Berlinit, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dhënë një mesazh. Në një postim në rrjetin social facebook, presidenti shkruan: Le të na kujtojë dhe angazhojë kjo datë, të bëjmë çmos të jemi më të përgjegjshëm, më seriozë, të punojmë sa më tepër, të respektojmë institucionet, Ligjin, njëri-tjetrin, të lemë sherret, dasitë, dhe të prosperojmë bashkarisht.”Postimi i Presidentit në Facebook."Shembja e Murit të Berlinit 25 vjet më parë, është një simbol që shënon një fund dhe një fillim.Fundin e një lufte që nuk shpërtheu kurrë, por kushtoi shumë.Fillimin e një pune dhe reflektimi tejet të rëndësishëm në shkallë planetare, mbi luftën, pasojat, paqen, punën, vështirësitë.Le të na kujtojë dhe angazhojë kjo datë, të bëjmë çmos të jemi më të përgjegjshëm, më seriozë, të punojmë sa më tepër, të respektojmë institucionet, Ligjin, njëri-tjetrin, të lemë sherret, dasitë, dhe të prosperojmë bashkarisht.25 vjet nga shembja e Murit të Berlinit, janë pak për Historinë e cila shkruhet më vonë, por janë shumë për jetën e një njeriu, të cilën gjithkujt i përket ta jetojë çdo ditë sa më mirë.Respekt dhe mirënjohje të pafundme gjithkujt që sakrifikoi dhe vuajti derisa shembja e Murit të Berlinit ndodhi".