Rama në Serbi dhe rikthimi në Preshevë tani si kryeministër

Tirane-Edhe pse Lugina e Preshevës, është lakuar shpesh nga politika shqiptare, dosja e vizitave të politikanëve shqiptare atje nuk është edhe aq e pasur.Vizita e parë e nivelit të lartë, ka qenë ajo e ish-ministrit të Jashtëm Ilir Meta.Ndërsa sot, në prag të vizitës së kryeministrit Edi Rama po hidhen hije dyshimi se prania e tij atje mund të shoqërohet me tensione, fakt është, se autoritetet shqiptare kanë dashur ta shohin gjithmonë Luginën e Preshevës si faktor stabiliteti.Për Edi Ramën, këtë herë, vizita ne Preshevë, ka një peshë shumë herë më të madhe, nga koha kur ai ishte kryetar i opozitës.Sot, ka ende pikëpyetje, nëse gjatë vizitës së tij, do jetë e mundur intepretimi i himnit kombëtar shqiptar. Dy vjet me parë, ai dhe ish kryeministri Pandeli Majko, iu bashkuan këtij kori duke kënduar himnin tonë.Dy vjet më parë, ishte më pak e vështirë, që si kryeopozitar të kërkonte respektimin e simboleve kombëtare.Deri më tani, qeveria socialiste, e ka dhënë një kontribut real për shqiptarët që jetojnë atje. 100 mijë euro iu akorduan Luginës në takimin e përbashkët të ekzekutivit shqiptar dhe atij kosovar.Pavarësisht pikëpyetjeve Beogradi zytar ka konfirmuar vizitën e kryeministrit shqiptar në Preshevë ku mendohet se për sigurinë e tij do të përdoren gati dhjetë herë më pak uniforma policie.Mediat serbe i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë vizitës së tij në Preshevë, duke cituar ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç të ketë thënë se nuk është problemi te vizita e Ramës në Preshevë, por te mesazhi që ai do të përcjellë.Posterë dhe pankarta që i urojnë mirëseardhjen kreut të Qeverisë shqiptare, janë vendosur në rrugë. "Mirë se vjen kryeministër", shkruajnë banerat, e vendosura në prag të vizitës së Ramës në Serbi këtë të hënë.Presheva është zgjuar me atmosferën e vizitës së Edi Ramës, ku fotografia e tij ka pushtuar qytetin duke filluar nga gjimnazi "Skënderbeu" e deri në qendër, komuna e Preshevës në Sheshin e Dëshmorëve të UCPMB-së. Kjo do të ndodhë edhe pse mediat serbe janë vënë në radhë për të sulmuar kryetarin e Komunës së Preshevës për deklaratën e tij në Ora News se Rama do të pritet në Preshevë si kryeministër.