Aksi rrugor Berat-Çorovodë në gjendje skandaloze

Berat-Aksi nacional Berat- Çorovodë është konsideruar si një ndër akset më problematik në Qarkun e Beratit dhe duket se do të vazhdojë të mbetet e tillë, pasi ende nuk ka shpresa për investime.Nga dalja e qytetit të Beratit deri në Çorovodë janë vetëm 46 kilometër, por përgjatë gjithë rrugës gropat e mëdha e bejnë tejet të vështirë udhëtimin në të. Drejtuesit e mjeteve ankohen se situata tashmë është bërë e papërballueshme.Premtimet për investime nuk kanë munguar asnjëherë por në të vërtetë kjo rrugë ka mbetur në mëshurë të fatit.