Korçë, miu i arave dëmton 7500 ha tokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2014, 15:41
Korçë-Mbi 7500 hektarë tokë në Pogradec, Korçë e Devoll janë prekur nga infeksioni i miut të arave. Sipas specialistit të bimëve Arben Hysolli, infeksioni po përhapet me shpejtësi edhe për shkak të kushteve atmosferike.Drejtoria e Bujqësisë në Korçë ka ngritur një grup punë për evidentimin e përhapjes së infeksionit, ndëersa nga Ministrine e Bujqesise është kërkuar miratimi i nje fondi per dezinfektimin e tokave te prekura.Infeksioni i miut të arrave këtë vit është më i lartë në raport me vitet e kaluara.