“Muri i Berlinit”, Nishani: Politika të lerë sherret, Basha: Qeveria e la në harresë

Presidenti i Republikës, dhe kryeopozitari Lulzim Basha kanë përkujtuar këtë të dielë me mënyrë të ndryshme, 25 vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit dhe simbolikën e kësaj ngjarje për Europën dhe shqiptarët.Kreu i Shtetit, nëpëmrjet një postimi në facebook është shprehur se shembja e murit është një simbol që shënon një fund dhe një fillim.Fundin e një lufte që nuk shpërtheu kurrë, por kushtoi shumë. Fillimin e një pune dhe reflektimi tejet të rëndësishëm në shkallë planetare, mbi luftën, pasojat, paqen, punën, vështirësitë.“Le të na kujtojë dhe angazhojë kjo datë, të bëjmë çmos të jemi më të përgjegjshëm, më seriozë, të punojmë sa më tepër, të respektojmë institucionet, Ligjin, njëri-tjetrin, të lemë sherret, dasitë, dhe të prosperojmë bashkarisht”, shkruna ndër të tjera presidenti. Në një referencë të qartë për situatën aktuale politike në vend.Ndërsa kreu i opozitës dhe kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha nga një aktivitet të organizuar nga institucioni që ai drejton hodhi akuza të ashpra në drejtim të mazhorancës, për lënien në harresë të një date simbolike dhe një ngjarje siç është rrëzimi i Murit të Berlinit.“Sonte Bashkia e Tiranës dhe opozita shqiptare janë të vetmit që kujtojnë 25 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Kjo është një harresë domethënëse dhe diskretituese për mazhoranca e sotme shqiptare. Por kjo harresë është e turpshme dhe e dënueshme sepse vjen në një moment ku nën sytë e mazhorances dhe me përkrahjen e saj, me portretet e diktatorit në duar ka përpjekje të rehabilitohet regjimi më i egër e barbar që kanë njohur ndonjëherë shqiptarët. Demaskojnë synimet e tyre për të rivendosur në Shqipëri një tjetër mur që ndan shqiptarët midis atyre që gëzojnë barazinë para ligjit dhe atyre që nuk e gëzojnë atë. Midis atyre që gëzojnë sigurinë ligjore dhe atyre që nuk e gëzojnë atë. Midis atyre që kanë shanset të krijojnë e të mbajnë pasuri dhe atyre që puna e tyre e ndershme, kursimet e jetës, pasuria e vënë me mund, iu shkatërrohet pa ligj", theksoi Basha.