FOTOLAJM/ Presheva i uron mirëseardhjen kryeministrit Edi Rama

Presheva tashmë është gati të presë kryeministrin Edi Rama. Kjo duket shumë qartë edhe në posterat të cilat kanë pushtuar të gjithë luginën e Preshevës.rama ne preshevePostera dhe pankarta që i urojnë mirëseardhjen kreut të Qeverisë shqiptare, janë vendosur në rrugë. “Mirë se vjen kryeministër”, shkruajnë banerat, e vendosura në prag të vizitës së Ramës në Serbi këtë të hënë.rama ne presheve 1“I deshirojme mirseradhje kryemnistrit tone Edi  Rama ne Kosovën Lindore” ka pohuar për agjenicnë “Presheva Jonë” Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal te Bujanocit.Pas vizitës në Beograd, kryeministri Rama do të vizitojë Preshevën, ku do të takohet me udhëheqësit shqiptarë, ndërkohë që do të ketë edhe një takim me qytetarët në Pallatin e Kulturës. Mediet serbe i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë vizitës së tij në Preshevë, duke cituar ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç të ketë thënë se nuk është problemi te vizita e Ramës në Preshevë, por te mesazhi që ai do të përcjellë.