Varfëria në Fier, qytetarët blejnë ushqime me lista

Fier-Varfëria e familjeve fierake lexohet qartësisht në listat e dyqaneve ushqimore. Shitësit pohojnë skamjen e familjeve dhe nevojën e tyre për të dhënë ushqime me listë.Por ka dhe nga ata që nuk pranojnë të japin më ushqime me listë për shkak të vonesave në shlyerjen e pagesës.Shitësit pohojnë se skamja e familjeve fierake është e madhe pasi ka kërkesa për marrjen me listë edhe të produktit më jetësor siç është buka.