Rama në Serbi, ekzekutohet himni shqiptar.50 minuta kokë më kokë me Vuçiç

Tirane- Beograd/ Kryeministri shqiptar Edi Rama nis vizitën dy ditore në  Serbi.Ndërsa Beogradi ishte blinduar, në pallatin Serbia  ceremonia e pritjes vijoi ashtu siç ishte parashikuar me ekzekutimin e dy himneve, atij shqiptar dhe atij serb, si dhe me nderimet ushtarake.I kujdesur për të qënë korrekt me kohën por edhe më veshjen sipas ngjyrave patriotike, kryeministri Rama mbërriti në aeroportin Nënë Tereza në orën 08.30 minuta të mëngjesit për të nisur vizitën e tij drejt Beogradit.I shoqëruar nga ministri i Jashtëm Bushati, i Ekonomisë Ahmetaj, një grup gazetarësh e sipërmarrësish, delegacioni shqiptar i kryesuar nga kreu i qeverisë mbërriti në aeroportin "Nikola Tesla" të Beogradit nën masa të larta sigurie ku siç raportoi zv drejtori i lajmeve të Ora News çdo 100 metra ishte vendosur një polic deri te monitorimi i qiellit me helikopterë.Kryeministri shqiptar u prit në aeroport me një ceremoni shtetërore, ku mungesa e flamurit shqiptar i ra në sy të gjithëve edhe pse ishte organizuar një pritje me tapet të kuq.Vetë kryeministria sqaroi se është normale mungesa e flamurit shqiptar në aeroport për shkak se kjo nuk është praktikë dhe se në ceremoninë zyrtare truproja nuk mund të mbajë flamurin e një vendi tjetër.Në aeroport vizita ka vijuar me një takim të shkurtër me ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiç dhe ambasadorin tonë Serbi, Ilir Boçka.Në 11:00 delegacioni shqiptar mbërriti në Pallatin Serbia ku dy kryeministrat asistuan në luajtjen e himneve kombëtarë dhe më tej kalojnë në revistë rojën e nderit.Ra në sy përshëndetja e kryeministrit shqiptar para flamurit serb kur vetë homologu i tij Vuçiç nuk e bëri një gjest të tillë.Takimi kokë më kokë Rama-Vuçiç zgjati 30 minuta më shumë nga sa ishte parashikuar duke numëruar plot 50 minuta kokë më kokë.Në takim ra në sy vendosja e flamurit të BE pranë flamurit serb ndërkohë që në krahun e kryeministrit Rama qëndronte veç flamuri shqiptar.Ora 12.30 shënoi momentin ku dy ministrat e Ekonomisë ai shqiptar Arben Ahmetaj dhe ministri serb i Financave Dusan Vujoviç nënshkruan një marëveshje ekonomike ndërsa ra në sy se kjo marrëveshje u prezantua vetëm një gjuhën shqipe.Marrëveshja kosiston në ndikimin e ndërsjelltë dhe parandalimin dhe hetimin e shkeljeve doganore.Po kështu pas marëveshjes së firmosur si shqiptarët dhe serbët mund të lëvizin në vendet respektive vetëm me karta identiteti.Udhëtimi u krye me avionin e linjës së Bosnje Hercegovinës "Air Bosnia".edi-rama-aleksandar-vucic-docek-foto-tanjug-1415617425-588578edi-rama-aleksandar-vucic-docek-foto-tanjug-1415617425-588579[caption id="attachment_419088" align="aligncenter" width="655"]rama-dacic Pritja e kryeministrit Edi Rama nga ministri i Jashtëm Daçiç[/caption]VIDEO/ Masat e policisë serbe për vizitën e Ramës[caption id="attachment_419031" align="alignnone" width="655"]rama-mberrin-ne-serbi Rama mberrin ne aeroportin e Beogradit ora 09:40, 10 Nentor 2014[/caption][caption id="attachment_419021" align="alignnone" width="655"]masat-ne-serbi Ne aeroportin e Serbise forcohen masat e kontrollit[/caption][caption id="attachment_418946" align="alignnone" width="655"]rama ne rinas drejt beogradit Momenti kur eskorta e kryeministrit Edi Rama mberrin ne aeroportin "Nene Tereza",10 Nentor 2014[/caption]Kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri shqiptar, pas 68 vitesh. Vizita e fundit ishte e liderit komunist Enver Hoxha në Jugosllavi.[caption id="attachment_418919" align="alignnone" width="655"]rama-ne-avion Momenti kur Rama hipen ne avionin qe do e çoje drejt Serbisë,10 Nentor 2014[/caption]Ora 08:00 Gazetaret hipin te paret ne avionin qe do te çoje delegacionin e kryeministrit Rama drejt Beogradit. 10 Nentor 2014Axhenda e kryeministrit Rama në Beograd 10 nentor Ora 08:30 Rama niset nga aeroporti “Nënë Tereza”Pas një ore pritet të mbërrijnë në aeroportin e Beogradit.Ora 11:00 takim me homologun serb, Aleksandër VuçiçPas 10 minutash, dy kryeministrat do të zhvillojnë një takim kokë më kokë e pas 20 minutash do të zhvillohet takimi i dy delegacioneve.Ora 12: 15 do të mbahet konferenca për shtyp e kreut të qeverisë së Tiranës dhe Beogradit.Ora 16:00 Rama takim me gazetarëtPasdite Rama do të jetë i pranishëm në forumin e biznesit serbo-shqiptarOra 18 Rama  në Bashkinë e Beogradit.Në axhendë nuk përfshihet ecja në këmbë e kryeministrit Rama në rrugët e Beogradit, as takimi me presidentin  Nikoliç. Janë anuluar.Te Marten vizita në Preshevë Në orën 05:00 të mëngjesit do të bëhet nisja për në Preshevë e delegacionit shqiptarPas mbërritjes në Preshevë, axhenda përcakton orën 11.00, ku Kryeministri Rama do të takojë kryetarin e komunës.